Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

04 Dhjetor 2017

Agjencia Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me partnerët organizon ‘Javën Kundër Korrupsionit 2017’

Aktivitetet e Agjencisë dhe shtrihen përgjatë datave data 3 dhjetor deri më 11 dhjetor (nga e hëna në të hënë) dhe janë organizuar me mbështetjen e ambasadave të shteteve të Quint-it (SHBA, Mbretëri e bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali), Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Këshillit të Europës dhe Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Bashkëpunimit Gjerman dhe GIZ, si dhe koalicionit të organizatave joqeveritare në Kosovë.

Kalendarin e plotë aktiviteteve mund ta gjeni në faqen vijuese të kësaj komunikate dhe në webfaqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit www.akk-ks.org.

Për informacione më të detajuara dhe për ndonjë kërkesë eventuale logjistike me qëllim të mbulimit më të mirë të ngjarjes, jeni të lutur që t’i drejtoheni këshilltarit për media Sali Salihu në: sali.salihu@rks-gov.net, apo përmes +377 44 165 414.


Dita: E martë, 5 dhjetor 2017

Koha 09:00 – 15:00,

Organizimi: Agjencia Kundër Korrupsionit

Vendi: Agjencia Kundër Korrupsionit

“Dita e Dyerve të Hapura në Agjencia Kundër Korrupsionit”

Nxënës të shkollave të mesme nga Prishtina do të kenë mundësinë që të njihen me natyrën dhe ambientet e punës, por edhe me personelin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita: E martë, 5 dhjetor 2017

Koha 09:30 – 13:00,

Organizimi: GIZ, Bashkëpunimi Gjerman, Agjencia Kundër Korrupsionit

Vendi: Swiss Diamond Hotel, Dhoma e Konferencave Artana

Diskutim në panel: Roli i gazetarisë hulumtuese në luftimin e korrupsionit

Nxënës të shkollave të mesme nga Prishtina do të kenë mundësinë që të njihen me natyrën dhe ambientet e punës, por edhe me personelin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita: E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Koha: 10:00 – 12:00

Vendi: Biblioteka Kombëtare

Organizimi: Këshilli i Europës, Agjencia Kundër Korrupsionit

Diskutim publik: Korrupsioni në arsim - Minimi i të ardhmes përmes vetëmashtrimit

Irene Glendinning nga Universiteti i Koventrit, Britani e Madhe, do të ligjërojë për studentët mbi plagjiaturën, mashtrimet me shkrime akademike dhe dëmet që ato ia shkaktojnë arsimit të lartë dhe shoqërisë. Ligjërata do të jetë e hapur për studentë dhe për stafin akademik Diskutim me studentë, stafin akademik, përfaqësues të jetës publike, ekspertë qytetarë, media, organizata të shoqërisë civile.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita: E enjte, 7 dhjetor 2017

Koha: 15:00 – 16:30

Vendi: Agjencia Kundër Korrupsionit, Salla e Konferencave

Organizimi: UNDP SAEK II, Agjencia Kundër Korrupsionit

Shpallja e fituesve/Ekspozita e fituesve të konkursit për vizatim

Ceremonia e shpërblimeve të konkursit mbahet në ambientet e Agjencisë Kundër Korrupsionit . Punimet më të mira shpërblehen me iPad dhe do të ekspozohen në ambientet e Agjencisë.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita: E premte, 8 dhjetor 2017

Koha: 12:00 – 14:00

Vendi: EU Information and Culture Center/Qendra Kulturore e BE-së

Organizimi: Këshilli i Europës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit

Diskutim publik: Roli dhe rëndësia e raportuesve të korrupsionit

Ngjarja ka për qëllim që të rrisë vetëdijen për nevojën për të luftuar korrupsionin përmes diskutimit të aktiviteteve në luftimin e korrupsionit, përfshi edhe rolin e raportuesve dhe nevojën për mbrojtjen e tyre.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita:   E premte, 8 dhjetor 2017

Koha:  18:00 – 20:00

Vendi:  SHESHI 21

Organizimi: UNDP, Agjencia Kundër Korrupsionit

Shpërblimi vjetor për gazetari nga UNDP

Shpërblimi për gazetari është një aktivitet vjetor që organizohet tash e 12 vjet. Në një atmosferë festive, UNDP shpall fituesin e Çmimit Vjetor për Gazetari.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Dita: E hënë, 11 dhjetor 2017

Koha: 11:30 – 13:30

Vendi: (përcaktohet më vonë)

Organizimi: UNDP, Agjencia Kundër Korrupsionit

Diskutim publik: Funksionimi i mekanizmit kundër korrupsionit: Sfida e kopsitjes së një lënde korrupsioni për prokurorin

Me pjesëmarrjen e institucioneve relevante, debati do të sjellë për diskutim hallkat ku zinxhiri i ndjekjes është më delikat dhe ku ka shfaqur dobësi.

 

Kalendari i aktiviteteve per “Javen Kunder Korrupsionit 2017”