Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

12 Shtator 2018

AKK drejt formësimit të metodologjisë për mënjanimin e rreziqeve nga korrupsioni në aktet ligjore

Prishtinë, 12 shtator 2018 - Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit po marrin pjesë në punëtori për verifikimin, identifikimin dhe shmangien e zbrazëtirave ligjore që potencialisht lënë vend për veprime me elemente të korrupsionit.

Drejtori i Agjencisë, z. Shaip Havolli, ka theksuar rëndësinë që ka vlerësimi dhe kontrollimi i ligjeve si dhe themelimi i një sistemi të vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni dhe për hartimin e metodologjisë për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin kosovar. Ai ka thënë se një sistem dhe vlerësim i tillë përbën një masë efikase në parandalimin e shfaqjes së hapësirave për korrupsion dhe sjellje korruptive.

Nën drejtimin e ekspertes, znj. Cristina Tarna, pjesëmarrësit në punëtori kanë mundësinë të njihen me raste studimore nga vende të tjera, dhe mbi bazën e tyre të formësojnë kornizat e një metodologjie të vlerësimit që i përshtatet sistemit juridik dhe strukturës legjislative në Kosovë. Përveç faktorëve me rrezik potencial që krijojnë hapësira ligjore për nxitjen e sjelljeve korruptive, trajnimi është përqendruar në metodat dhe teknikat për përpilimin e opinioneve përkitazi me vlerësimin e rrezikshmërisë nga korrupsioni për akte të caktuara ligjore.

Ky trajnim është realizuar me mbështetjen e Projekti SAEK II i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.