Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

10 Nëntor 2017

Konkurs për vizatimet më të mira me temë të korrupsionit

Në kuadër të manifestimeve të Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, Zyra e UNDP-së në Kosovë ka shpallë një garë të hapur për vizatimet më të mira me tematike nga lufta kundër korrupsionit - “Korrupsioni ne sytë tuaj”.

Kush mund të aplikojë : Nxënësit e klasave nga VI deri XII

Çmimet : iPad për 12 vizatimet më të mira

Afati i dorëzimit të punimeve : 25  nëntor, 2017

 

Teknika e vizatimeve

Nxënësit duhet të dorëzojnë vizatimet e tyre, në çfarëdo teknike, përfshirë: laps, ngjyra, temper, ngjyra të ujit, etj., si dhe të kenë temë origjinale. Ndërkaq, nuk do të pranohen “vizatime” që krijohen përmes programeve softuerike. Gjithashtu, nuk do të pranohen vizatimet që konsiderohen jo-origjinale ose që paraqiten si kopje të ndonjë vizatimi të mëparshëm.

 

Dorëzimi:

Vizatimi duhet të dorëzohet sipas kushteve më poshtë:

  • • Të jetë origjinal;
  • • Në cilëndo teknikë të përshkruar më sipër;
  • • Formati: A4;
  • • Të dorëzohet me postë në adresën: Rruga Zagrebi, Nr. 58, 10000Prishtinë, Kosovë

 

Vërejtje:

Duet ta kini parasysh se posta merr disa ditë për të arritur. Është në përgjegjësi të konkurruesit që vizatimi të arrijë në adresën e lartpërmendur deri më 25 nëntor. Vizatimet që arrijnë pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

 

Përveç vizatimit, konkurruesi duhet të përfshijë edhe këto të dhëna: Emrin dhe Mbiemri, Komuna, Mosha, Klasa dhe Shkolla.

 

Vlerësimi

Vizatimet do të vlerësohen nga një komision veçantë i përbërë nga profesionistë nga fusha e artit, përfaqësuesit të zyrës së UNDP-së në Kosovë, dhe zyrtarë nga Agjencia e Kosovës Anti-Korrupsion. Pas përfundimit të afatit, Komisioni do të vlerësojë vizatimet e dorëzuara për të përzgjedhur pastaj 12 më të mirat.

 

Ndarja e shpërblimeve

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet në javën e parë të dhjetorit, në zyrat e Agjencisë Kundër Korrupsionit. 12 vizatimet më të mira do të shfaqen në kalendarin e Vitit 2018.