Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

23 Tetor 2017

Drejtori Havolli pret Ambasadorin e Francës z. Didier Chabert

Në këtë takim z. Havolli njoftoi z. Chabert për punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, për prioritetet në ndërtimin të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit si dhe për hapësirat e bashkëpunimit. Ai me këtë rast vuri theksin te përpjekjet e Agjencisë në forcimin e politikave dhe kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës. Z. Havolli ka falënderuar z. Chabert për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Francës në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Nga ana e tij Ambasadori Chabert i ka garantuar z. Havollit mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Francës në punën dhe angazhimet e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të politikave efikase kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Ambasadori Chabert në këtë takim ishte i shoqëruar nga Atasheu për bashkëpunim, z. Joseph Giustiniani.