Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Lajmet

27 Korrik 2017

Sqarim i AKK-së rreth rastit të Zonjës Merita Lumezi

Agjencia Kundër Korrupsionit ka vërejtuar që mediat elektronike gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë lajmin në lidhje me deklarimin e pasurisë së bërë nga Prokororja znj. Merita Lumezi. Shifra e publikuar, fillimisht nga infokusi.com dhe më pas nga mediat tjera, e deklaruar për znj. Lumezi ishte 67 milion EUR në Bank është gabim teknik i shfaqur gjatë procesit të regjistrimit nga Formulari i Deklarimit të Pasurisë në data-bazë e pastaj publikuar si regjistër në web faqe e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sipas Formularit të Deklarimit të Pasurisë të deklaruar nga Znj. Lumezi shuma e saktë është 668,857.00 EUR.

Agjencia në publikimin e njoftimit të datës 14 Qershor 2017 kishte njoftuar opinionin për gabimet të mundshme teknike dhe kishte kërkuar nga Zyrtarët e Lartë që të njoftohet Agjencia për ndonjë gabim të mundshëm në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe të evitohen paqartësitë e krijuara.

Përmes këtij njoftimi kërkojmë përsëri nga Zyrtarët e Lartë që të njoftojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë të printuar dhe plotësuar nga deklaruesit në trensferirmin e tyre në bazën e të dhënave të Agjencisë.

Me mirëkuptim nga mediat kërkojmë që para publikimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për të konfirmuar pasurinë e publikuar dhe e njëjta të verifikohet para transmetimit në publik.

Shfrytëzojmë rastin t'i kërkojmë falje publike znj. Lumezi për shqetësimin që ka mund ta këtë pa fajin e saj.