Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Departamentet

25 Tetor 2007

Departamenti për Parandalimin e Korrupsionit

Departamenti i Parandalimit eshte i përbërë prej dy divizioneve: Divizioni per Mbikeqyrjen e Pasurise dhe Dhuratave dhe Divizioni per Parandalimin e Konfliktit te Interesit.

Departamenti i Parandalimit ka pergjegjesi kryesore mbikeqyrjen dhe kontrollin e prejardhjes se pasurise dhe dhuratave te zyrtarave te larte publik dhe evidentimin dhe parandalimin e rasteve të konfliktit të interesit gjate ushtrimit te funksionit publik.

Konkretisht ky departament kryen këto aktivitete:

  • percaktimin e formes se formularit per deklarimin e pasurise se zyrtareve te larte publik;

  • kontrollin paraprak dhe te plote te formulareve te deklarimit te pasurise dhe evidentimin e rasteve te papajtueshmerise ne mes te gjendjes reale te pasurise dhe gjendjes se pasurise se deklaruar dhe informimin e organeve kompetente per kete;

  • evidentimin e rasteve te konfliktit te mundshem te interesit dhe zhvillimin e procedurave per evitimin e ketyre situatave;

  • mbikeqyrjen e pranimit te dhuratave nga zyrtaret e larte publik permes katalogut te dhuratave te cilat i dergojne institucionet pergjegjese dhe informimin e institucioneve perkatese per rastet e shkeljes se obligimeve ligjore,

  • kryen aktivitetet e tjera ne fushen e parandalimit te korrupsionit.