Korrupsioni mbaron me ndihmen tuaj

0800 10800 thirrjet jane pa pagese, konfidenciale dhe te besueshme

Cmimi për Gazetari

10 Nëntor 2011

Çmimi për Gazetari Kundër Korrupsionit 2011

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjensionin Kundër-Korrupsion kanë kënaqësinë të shpallin të hapur Konkursin për Çmim për Storien më të Mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit – të botuar apo të transmetuar në periudhën ndërmjet 2 dhjetorit 2010 deri më 18 nëntor 2011 në mediat kosovare.

Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve që nëpërmjet storieve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.

Të gjitha storiet e botuara apo transmetuara prej datës 2 dhjetor 2010 deri më 18 nëntor 2011 kanë të drejtë të konkurrojnë për këtë çmim. Të interesuarit për të aplikuar për këtë çmim ose ata që rekomandojnë ndonjë storie/autor, duhet të dorëzojnë tri kopje në CD ose tri kopje të stories origjinale të botuar në shtyp dhe një përmbledhje të shkurtër në anglisht.

Afati për dorëzimin e storieve është 2 dhjetor 2011. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura duke shënuar “Për konkursin për Çmimin për Gazetari Kundër Korrupsionit” në zyrën e pranimit në objektin e UNDP-së, në Qytezën Pejton Nr. 14.

Storiet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2011.